TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2023-09-20 17:10:00

Nejmar i pandreqshëm me femrat, kapet duke puthur dy vajza në të njëjtën kohë, reagon e dashura shtatzënë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar i pandreqshëm me femrat, kapet duke puthur dy vajza në të

Nejmari nuk ndryshon sa i përket marrëdhënieve me femrave, i destinuar të tradhtojë sa herë i jepet mundësia. Sulmuesi brazilian është kapur nga disa paparacë, teksa po puthej me dy vajza në një festë.

E gjitha kjo vetëm pak ditë para lindjes së vajzës, që ai pret nga partnerja aktuale Bruna Biankardi. Kjo e fundit kishte falur tashmë një tradhti disa muaj më parë, e kompletuar me faljen publike nga sulmuesi.

Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ka ndodhur dhe jam e zhgënjyer sërish", shkruan Bruna Biankardi në Instagram. – Gjithsesi, në fazën e fundit të shtatzënisë, vëmendja dhe shqetësimi im janë të drejtuara ekskluzivisht te vajza. Kjo është gjithçka që unë do të mendoj për momentin. I vlerësoj mesazhet tuaja të dashurisë”.

Nejmari dhe Bruna Biankardi kanë një lidhje të hapur prej disa kohësh, duke pasur parasysh pasionin e njohur të futbollistit për femrat. Modelja i kishte kërkuar partnerit të saj vetëm dy gjëra, të mos puthë vajzat në buzë dhe të merrte masa mbrojtëse nëse frekuentonte vajza të tjera, gjëra të cilat nuk i ka përmbushur.

nejmar sulmuesi brazilian bruna biankardi partnerja

Lini një Përgjigje