Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën 'Bağdat', mbrëmjen e djeshme.
Sipas medieve turke, sulmuesi shqiptar thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Manaj, i cili po mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, thuhet se ka pësuar dëme materiale në automjetin e tij.
Rey Manaj pati një sezon të suksesshëm me Sivassporin vitin e kaluar, ku shënoi 34 gola në 63 paraqitje për ekipin bardhekuq. Në fillim të sezonit 2025-26, ai luajti për Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Manaj, i cili u rikthye te ekipi i Sivasspor gjatë afatit kalimtar të janarit, ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje deri tani.
????Rey Manaj, tesislerden evine giderken trafik kazası geçirdi. pic.tëitter.com/boyBKhKHdx
— A BILA (@abilasports) February 20, 2026
Lini një Përgjigje