
Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti, ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij është e lidhur me stolin e “Seleçaos” edhe për disa vite të tjera. Tekniku italian ka deklaruar se synon të rinovojë kontratën për një periudhë katërvjeçare.
“Mendoj se do të rinovoj për katër vjet me Brazilin. Është një punë e re, më pëlqen shumë”, është shprehur Ançeloti në një intervistë të dhënë së fundmi.
Federata Braziliane e Futbollit, e cila zyrtarizoi emërimin e Ançelotit në maj të vitit 2025, duket se është e interesuar ta mbajë trajnerin italian në krye të ekipit për një periudhë të gjatë. Qëllimi i drejtuesve mbetet ndërtimi i një grupi të qendrueshëm dhe konkurrues për kompeticionet madhore ndërkombëtare.
Aktualisht, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me kushtet e mundshme të rinovimit apo afatet konkrete të negociatave. Megjithatë, deklaratat e fundit sinjalizojnë një klimë pozitive mes palëve dhe një vullnet të përbashkët për vazhdimësinë e projektit.
Lini një Përgjigje