TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-03-20 15:08:00

Gjiganti anglez në “pole position” për Asllanin, lajm ‘bombë’ para ndeshjes së kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Gjiganti anglez në “pole position” për Asllanin, lajm

Çelsi ka hyrë në fazë të avancuar të interesimit për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani. Sipas raportimeve të mediave britanike, klubi londinez ka nisur negociata serioze për të transferuar 23-vjeçarin në “Stamford Bridge” gjatë merkatos së verës.

Asllani, i cili aktivizohet aktualisht me Hofenhajmin në Bundesligën gjermane, po kalon një sezon pozitiv. Ai ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 8 asistime, statistika që kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të mëdha, përfshirë Çelsin.

Gjiganti anglez në “pole position” për Asllanin, lajm

Këto paraqitje duket se kanë bindur drejtuesit e klubit anglez të përshpejtojnë hapat për një marrëveshje të mundshme.

Lajmi për interesimin e Çelsit vjen në një moment të rëndësishëm edhe për kombëtaren e Kosovës. Skuadra do të përballet me Sllovakinë në transfertë, në kuadër të fazës “play-off” për Botërorin 2026, një ndeshje që mund të rrisë më tej vlerën dhe ekspozimin e lojtarit.

fisnik asllani sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje