TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-07-14 16:20:00

Luis Enrike humbi toruan dhe u përplas me kundërshtarin, FIFA gati të ndëshkojë trajnerin e PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Luis Enrike humbi toruan dhe u përplas me kundërshtarin, FIFA gati

Luis Enrike u bë protagonist kryesor pas finales, që PSG humbi ndaj Çelsit me rezultatin 0-3 në Botërorin e Klubeve. Trajneri spanjoll goditi Zhoao Pedron, ndërsa u krijua një përplasje e madhe mes stafeve dhe lojtarëve në fushën e lojës.

Dhe pse Luis Enrike tha pas ndeshjes se u mundua të ndante lojtarët, goditja ndaj brazilianit të Çelsit pritet ta bëjë subjekt të disiplinës. Vendimi do të varet nga raporti që gjyqtari kryesor ka dorëzuar në fund.

Gjoba është e pashmangshme. Po ashtu edhe pezullimi, që me shumë gjasa do të vlejë për Botërorin e ardhshëm. Mundësia më e vogël është që pezullimi të shlyhet në Ligën 1 apo Ligën e Kampioneve.

luis enrike trajneri i psg fifa

Lini një Përgjigje