Kylian Mbappe ishte njeriu i ndeshjes për Francën teksa shënoi një dygolësh në ndeshjen ndaj Irakut duke sfiduar Lionel Messin dhe Erling Halaand në garën për Topin e Artë të Botërorit 2026.
Por me këtë dygolësh, Mbappe barazoi njëkohësisht edhe Miroslav Klose me 16 gola të shënuar në kampionatet botërore, me sulmuesin 27 vjeçar që preferoi të qëndrojë me këmbë në tokë.
"Nuk e di, nuk është diçka që po e mendoj në këtë moment-tha Mbappe kur u pyet në lidhje me këtë aspekt-besoj se sot ishte e rëndësishme të kishim një strukturë kolektive ku arritëm të kishim pika referimi dhe besuam te forcat tona për momentet që kishin rëndësi. Gjithnjë kam shënuar gola në botërorë, kështu që nuk është diçka që më shqetëson apo për të cilën duhet të jem në ankth. Por siç e thashë, prioriteti ynë është të kemi besim te aftësitë tona si skuadër sepse e dimë se sa më larg të shkojmë në këtë kompeticion aq më shumë do të kërkohet prej nesh. Dhe për të fituar një Botëror, duhet që të fitojmë të gjitha ndeshjet, kështu që do të jetë e komplikuar", tha Mbappe.
Tashmë Mbappe është në një garë me Lionel Messin për fronin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve me Mbappe që diskutoi edhe këtë pikë
"E thashë edhe një ditë më parë, Leo shënon gjithmonë. Gjithmonë ka shënuar gola dhe do të vazhdojë ta bëjë-shtoi Mbappe-nëse duhet t’i kushtoj vëmendje asaj që bën ai, atëherë do të më duhet të bëj akoma më shumë. Por unë nuk varem nga ajo që bën ai. Unë mendoj vetëm të ndihmoj skuadrë time. Është e qartë se kur shënon dhe ndihmon skuadrën tënde, afrohesh me nivele apo vlerësime të tilla. Por siç e thashë kemi një rrugëtim të gjatë dhe të komplikuar. Do të tentojmë gjithçka mundemi për të dalë të fituar në këtë rrugëtim që do të jetë shumë kërkues dhe me shumë vështirësi", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje