TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-06-23 17:38:00

Mesi apo Ronaldo, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid i jep fund dilemës: Ai është fëmija im

Shkruar nga Pamfleti
Mesi apo Ronaldo, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid i jep fund
Sër Aleks Ferguson-Kristiano Ronaldo-Lionel Mesi

Debati i gjatë për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në futboll ka marrë një tjetër dimension pas deklaratave të fundit të Sër Aleks Ferguson.

Për më shumë se dy dekada, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë dominuar futbollin botëror, duke ndarë mes tyre trofe, rekorde dhe vlerësime individuale. Rivaliteti mes dy yjeve ka vazhduar të ushqejë diskutime të pafundme mes tifozëve, analistëve dhe figurave të njohura të sportit.

Në një prononcim të fundit, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid vlerësoi qendrueshmërinë dhe nivelin e lartë që Ronaldo dhe Mesi kanë ruajtur ndër vite. Sipas Fergusonit, pavarësisht talentit të madh të emrave si Erling Haland, Kilian Mbape, Herri Kejn apo Osman Dembele, ata ende nuk kanë arritur standardet e vendosura nga dy ikonat e futbollit modern.

Megjithatë, kur u pyet të zgjedhë mes Ronaldos dhe Mesit, tekniku skocez nuk la vend për dilema. Ai konfirmoi qartë preferencën e tij për sulmuesin portugez.

Ronaldo është fëmija im. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave”, deklaroi Ferguson, duke i dhënë mbështetjen e tij të plotë ish-lojtarit që drejtoi për disa vite te Mançester Junajtid.

Deklarata e një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit pritet të rindezë diskutimet rreth çështjes së njohur si GOAT (Greatest of All Time). Edhe pse statistikat, trofetë dhe arritjet individuale vazhdojnë të përdoren si argumente nga të dy kampet, mendimi i Fergusonit mbetet një nga më të respektuarit dhe më me ndikim në botën e futbollit.

Për shumë tifozë, debati mes Ronaldos dhe Mesit mbetet i hapur, por për Sër Aleks Ferguson përgjigjja është e qartë: Kristiano Ronaldo është numri një.

sër aleks ferguson lionel mesi kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje