TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-01-22 17:22:00

Muçi krijon aksionin, Rashica realizon supergol; shpërthen festa shqiptare në mes të Stambollit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Muçi krijon aksionin, Rashica realizon supergol; shpërthen festa

Milot Rashica është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Beshiktash po luan në shtëpi përballë Atletik Bilbaos. Sfida e vlefshme për raundin e 7 të grupit të Ligës së Europës, është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht Rashica ai që shënoi golin për të tijtë, që deri më tani është i vetmi i sfidës. Pas një topi të marrë nga Rafa Silva, sulmuesi shqiptar e dërgoi atë në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.

Një gol që çoi peshë të gjithë stadiumin dhe shqiptarin tjetër, Ernest Muçi, i cili shkoi dhe e përqafoi i pari Rashicën. Kujtojmë se Solskjaer i ka graduar dy shqiptarët titullarë në këtë takim.

 

milor rashica ernest muçi beshiktash

Lini një Përgjigje