TAGS-AT E JAVËS

Sport2024-12-05 21:30:00

Nga jashtë fushe në titullar, Elseid Hysaj nis nga minuta e parë sfidën përballë ish-ekipit të tij

Shkruar nga Pamfleti

Nga jashtë fushe në titullar, Elseid Hysaj nis nga minuta e parë

Elseid Hysaj rikthehet në titullar te Lacio. Direkt pas rikthimit në ekip pas përjashtimit nga lista, Hysaj luan titullar në sfidën e Kupës së Italisë, ku Lacio përballet me Napolin.

Një vendim i papritur ky nga trajneri Marko Baroni. Tashmë, edhe njëherë tjetër, Hysaj ka mundësinë që të fitojë besimin e trajnerit dhe të rikthehet protagonist në futbollin italian.

Në këtë sezon, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori 9 minuta në total në javën e dytë dhe të tretë të Serisë A. Më pas nuk u përfshi me skuadrën.

Nga jashtë fushe në titullar, Elseid Hysaj nis nga minuta e parë

elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio

Lini një Përgjigje