Shënimi i golit të parë për Real Madridin nga sulmuesi Vinicius Jr. solli një moment tensioni dhe polemikash në ndeshjen kundër Benfica.
Braziliani raportoi se ishte viktimë e një fyerje raciste nga lojtari kundërshtar Prestianni.
Gjyqtari i ndeshjes, francezi Francois Letexier, aktivizoi protokollin anti-racizëm të FIFA-s, duke ndërprerë ndeshjen dhe duke shfaqur një “X” me gishta në ajër, duke njoftuar vendimin në stadium.
Ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta, derisa atmosfera në stadium u tensionua më tej, kur Vinicius u prit me fishkëllima pas çdo prekjeje të topit.
“Vinicius duhet të kishte festuar me më shumë respekt, jo të zemëronte 60,000 njerëz. Nuk mund të ndodhë e njëjta gjë në çdo stadium. Nuk mund ta kenë të gjithë gabim dhe ai të drejtë. Vinicius thotë një gjë dhe Prestianni një tjetër, por unë nuk jam dakord me asnjërin prej tyre. Benfica ka Eusebio-n si legjendë: nuk është një klub racist.”, tha trajneri portugez Jose Mourinho pas ndeshjes.
Mbappé was even ready to defend Vinicius Jr against Jose Mourinho.
— TC (@totalcristiano) February 17, 2026
Proper team-mate.
pic.twitter.com/N3k3ASIcXS
Lini një Përgjigje