TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-11-12 17:07:00

Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset e “EURO 2026“, Ukraina U-19 i jep leksione futbolli në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset e “EURO 2026“,

Shqipëria U-19 ka pësuar një tronditje të madhe, ndërsa përballë kishte Ukrainën U-19. Miqtë fituan me rezultatin e pastër 3-0 në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa kjo sfidë hapi fushatën kualifikuese për Europianin.

Ekipi i Julian Ahmatajt rezistoi 34 minuta. Më pas ukrainasit zhbllokuan ndeshjen. Kuqezinjtë nuk ia dolën të reagojnë, ndërsa miqtë shënuan edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Sllovakia mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0. Të gjitha ndeshjet e grupit B5 po zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së dhe UEFA-s.

Takimet e dyta të këtij grupi do të luhen më 15 nëntor. Shqipëria do të përballet me Sllovakinë në “Niko Dovana” në ora 14:00 ndërsa Mali i Zi luan kundër Ukrainës në “Arena Egnatia” në ora 12:00.

Sfida Shqipëri – Sllovaki do të transmetohet live në FSHF TV.

shqipëria u-19 ukraina u-19 kualifikueset e "euro 2026"

Lini një Përgjigje