
Pas pak orësh Shqipëria do të luajë shansin e fundit për biletën e “play off”-it në kualifikueset e Kupës së Botës.
Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë kualifikimin për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror.
Skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të zbresë në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit me fanelat e bardha. Duke qenë udhëtues dhe me serbët vendas që kanë uniformën e parë të kuqe, tanët janë detyruar të luajnë me fanelën e dytë.
Lini një Përgjigje