TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Shtator 2025, 17:00

Altin, je prokuror i SPAK-ut! Jo fotograf i Lamallarëve të pushtetit

Shkruar nga Myslim Murrizi

Altin, je prokuror i SPAK-ut! Jo fotograf i Lamallarëve të pushtetit

Drejtësia është pushtet më vete dhe teorikisht i pakapur nga politika dhe qeveria, o Altin, jo prezervativ sezonal i pushtetit sa herë që ndërron mandati...

Kur prokurori takon gjithë “krenari” subjektin për të cilin paguhet që ta hetojë, nuk quhet më as drejtësi e pavarur, as pushtet më vete.

SPAK-u është ngritur për Lamallarin dhe gjithë Lamallarët që sot janë në Qeveri, Parlament dhe pushtet; ooo Altin, jo për të dalë në fotografi si inferior përkrah Lamallarëve, Oltallarëve, Bankersllarëve, Denajllarëve, Ndreçallarëve, Klotildallarëve, Manastirllarëve, Krifçallarëve dhe çdo llar e mullar hajdut të këtij sistemi.

Drejtësia është pushtet më vete dhe teorikisht i pakapur nga politika dhe qeveria, o Altin, jo prezervativ sezonal i pushtetit sa herë që ndërron mandati.

Je shef i SPAK-ut, Altin, jo përfaqësues i OSBE-së, BE-së, KE-së apo çdo organizmi tjetër ndërkombëtar që predikon përmes fotografive mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Europë. Ti dhe struktura që drejton, deri më 15 dhjetor, keni vetëm një mision që mund të ndihmojë vërtetë Shqipërinë të bëhet europiane:

Luftën pa standarde të dyfishta, pa u sjellë si laramanë ndaj fenomenit të korrupsionit, ndaj çdo pushteti dhe pushtetari që në 35 vite ka qeverisur këtë vend dhe këtë popull. Hetoni me të njëjtin standard çdo ndyrësirë politike, pavarësisht nëse del në fotografi me ty apo me kolegët e tu.

Sepse, nëse ju e quani kontribut daljen në fotografi me një nga subjektet e hetimit, atëherë keni kohë plot për të marrë me radhë për “selfie” gjithë të dyshuarit që me ligj duhet t’i hetojë SPAK-u: nga çunat e Dubait, të Kolumbisë, Ekuadorit, Spanjës, Holandës e deri te bandat ordinere me koordinatorin e tyre që komandon Lamallarin dhe pothuajse gjithë Lamallarët e pushtetit.

3 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    E ke qare zoti Murrizi ,si njeri i ditur dhe i guximshem kam nji pyetje per ju , Si ka mundesi qe gjthe drejtësia ne Shqipëri ngeli ne dore te dibraneve ??? Kur te mundesh ma jep nji pergjigje

    1. F
      Flloku

      Po veç dibranët jane dora ne qafe e gishti ne by...

    2. d
      deni

      I cuditshem si takim!!

      Lini një Përgjigje

      Forum