
Antibershizmi i instaluar dje si fryma e bazës së PD është një fitore shumë më e madhe se një rezultat teknik i dalë në një palë zgjedhje lokale në përballje të dyfishtë me komunizmin dhe bershizmin, siç duhet dhe pritet të jetë ,tani e tutje, lufta politike e PD -së .
Dje Kolegji i Kryetarëve përndryshe baza e PD ka marrë një vendin që mund të konsiderohet si fitore e parë politike e PD në pothuaj dy vjet luftë të brendshme që pas shpalljes non grata të Berishës nga SHBA .
Në dy vjet Berisha-Meta dhe gjithë enturazhi politik financiar e mediatik i non gtata përdori çdo mjet e metodë politike dhe jo politike për të shkatërruar kundërshtarët e berishizmit në PD por pa suksese .
Pas përballjes me sukses në betejat ligjore dhe revolucionare me Berishën, baza e PD ka treguar se ka shumë përfaqësues dinjitoz që me kurajë por edhe me mendim të qartë politik janë të vendosur për ta shkëputur PD nga politika e filozofia berishiste shumë e ngjashme me atë komuniste që ka sunduar për 32 vjet PD dhe të djathtën shqiptare duke u imponuar si alternative e vetme politike e të djathtës në Shqiptare .
Dje në Kolegjin e Kryetarëve të PD pashë një shpresë, një kthesë të qartë të orientimit politik të të të dhjathtës me drejtues e politikanë të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi e për to dhënë vendit një alternativë politike e elektorale që i ka munguar për që nga viti 1944. Qartësia politike e shumicës së drejtuesve lokalë të PD sfidon hapur paqartësinë e një pjese të antrëve të kryesisë dhe grupit parlamentar të sajë që në këtë moment historik kanë treguar se nuk i meritojnë ato pozicione politike, pasi në vend që të udhëheqin zhvillimet politike, ne apo pa ndergjegje janë bërë pengesë për to.
Dje këta "delfinë" të Berishës dhe bershiznit u vunë përballë përfaqësuesve të bazës që me kurajë dhe logjikë politike i vunë me "shpatulla për murit" duke nxjerrë në pah edhe diferencat në qëndrimet e forimin politik të "palëve".
Trajtimi si pazar politik i situatës nga disa drejtues të PD u zhvleftësuar dje me "vendimin" e Kolelegjit të Kryetarëve dhe qendrinit të shumicës së kryesisë se PD në të njëjtën linjë me ta !
Antibershizmi është tashmë një linjë politike masive në PD po aq sa antikomunizmi dhe kjo është pa dyshim një fitore e rëndësishme, një start i mirë për riorganizimin e PD mbi baza të konservatorizimit.
Zgjedhjet lokale do të jenë testi i parë i një alternative politike të çliruar nga komunizizmi dhe vazhdimësia e tij berishizmi gjë qe e kanë pritur shumë shqiptarë të cilët me në fund do të kenë të mos jenë të detyruar zgjedhin midis dy të këqijave komunizmit ose bershizmit ! PD i duhet vetëm të mundësojë këtë alternative teknikisht duke vendosur kandidatët e sajë kudo ku votohet në Shqipëri
Ata kanë në dorë tiu japin mundësinë shqiptarëve të reagojnë me votë kundër bershizmit një soj si kundër komunizmit 32 vjet me parë .
Tani çdo përpëpjekje për të sabotuar këtë mundësi politike është trdhëti ndaj bazës së PD dhe elektoratit, pavarësisht justifikimeve e hesapeve pragmatike për interesa të pushtetit personal të dikujt apo disave .
Po dje baza e PD iu dha një sinjal edhe partnerëve perëndimor se në këtë vend ka ende njerëz , politikanë patriotë e demokratë që marrin përsipër të ruajnë orientimi perëndimor të Shqipërisë dhe që e meritojnë përkrahjen e tyre.
Antibershizmi i instaluar dje si fryma e bazës së PD është një fitore shumë më e madhe se një rezultat teknik i dalë në një palë zgjedhje lokale në përballje të dyfishtë me komunizmin dhe bershizmin, siç duhet dhe pritet të jetë ,tani e tutje, lufta politike e PD -së .
Lini një Përgjigje