
Dalja e politikës dhe panelistëve me pista, ka krijuar dhe deformuar gjithmonë hetimet, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të plota dhe gjithëpërfshirëse.
Vrasja e bujshme në Rinas ishte një ngjarje kriminale tronditëse e shumë dramatike.
Në disa plane, ajo ngjarjen përbën një dështim flagrant e shumëfish të forcave tona të sigurisë, e nga ana tjetër, ka brenda mjaft mistere e zhvillime, që do të ushqejnë gjatë kronikën kriminale të Shqipërisë.
Siguria është një nga faktorët thelbësorë të jetës së qytetarëve, e krejt natyrshëm ky argument ka qenë dhe do të jetë në top temat e politikës.
Kështu ndodh në çdo vend të botës, krejt logjikshëm duhet të ndodhë edhe tek ne. Por mënyra sesi i qaset politika kësaj argumenti ka një rëndësi thelbësore, pasi adreson një debat publik, që tek ne bëhet shtrembër.
Siç ndodh gjithmonë, opozita është ajo që shënjestron qeverinë dhe mazhorancën, një normaliteti dialektik dhe politik.
Por ajo që ndodh me ne, sidomos nga ana e Sali Berishës, por edhe politikanëve të tjerë të politikës e panelistët pranë saj, është se japin pista mbi ngjarjet kriminale dhe caktojnë në mënyrë paraprake autorët, bashkëpunëtorët, shkaqet dhe lidhjet e këtyre ngjarjeve.
Të cilat, në një vend si i yni që është i vogël, nuk janë enigma. Njerëzit e dinë përshembull se kush janë armiqtë e mundshëm të personazhit të famshëm kriminal që humbi jetën në atentat. Por dalja e politikës dhe panelistëve me pista, ka krijuar dhe deformuar gjithmonë hetimet, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të plota dhe gjithëpërfshirëse.
Është krejt normale që opozita të thërrasë ministrin e Brendshëm në seancë dhe ta zbërthejë me pyetje mbi ngjarjet që ndodhin. Është krejt normale, që të kërkohen sqarime dhe ndëshkime për efektivët shërbejnë si mbrojtës, informatorë apo edhe protektorë të baronëve të krimit.
Por politika tek ne, në këtë rast mënyra që Sali Berisha e sjell narrativën kriminale në publik është krijimi i një fabule ku sulmon një bandë apo personazh, duke fshehur apo mbrojtur një tjetër.
Siç ka ndodhur në lidhje me telenovelën e ngjarjeve të Shkodrës, ku Berisha sulmoi Bajrat, duke mbrojtur një personazh tjetër të njohur të botës së krimit, që sipas tij ishte viktimë, ngaqë i ishte vënë tritol nga ata që i quajtët të “këqijtë”.
Opozita i ka të gjitha mundësitë për të sulmuar, kundërshtuar, kërkuar largimin apo shkarkimin e çdo zyrtari apo politikani. Duke e kërkuar këtë me të gjitha mekanizmat parlamentare. Siç ka edhe mundësitë për të mbrojtur gazetarët që raportojnë të vërtetën sa më gjithëpërfshirje të këtyre ngjarjet.
Por luajtja me pistat siç ndodh tek ne bie erë “mish dhie”. Në publik dihej që mbrëmë shkaku se personazhet që ishin të interesuar për atentatin që ndodhi, por në panele nuk e tha askush, pasi si gjithmonë ka pista e prioritete të tjera.
Lini një Përgjigje