TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Shtator 2025, 10:49

Çfarë na mëson rasti Veliaj?

Shkruar nga Namir Lapardhaja

Çfarë na mëson rasti Veliaj?

Jemi shoqëri që ngopemi me show dhe propagandë. Nuk ka kurrfarë rëndësie individi apo mendimi, nëse partia apo lideri vendos.

Për Veliajn

Pushteti i madh bën miq, por më shumë bën armiq. Miqtë e dikurshëm u bashkuan me armiqtë dhe e ‘varrosën’ politikisht. Armiqtë i pamë, po miqtë e kryebashkiakut ku ishin dje?

Për PS-në

E lidhur gjenetikisht me partinë e punës, nuk mund të jetojë dhe të ec përpara pa krijuar, gjetur dhe eliminuar ‘grupe armiqësore’. Kush e ka radhën pas Veliajt?

Për Edi Ramën

‘Profetësia’ e tij se Veliaj do të ‘varet’ në një nga pemët që mbjell vetë, duket se u realizua. Leja që i ka dhënë luftës së brendshme në PS, ka ‘ngrënë’ shumë koka. A do të ‘hahet’ edhe koka e Ramës nga kjo luftë?

Për opozitën

Pa kauzë, pa bosht dhe gjithmonë në ‘vallen’ që hedh pushteti. Ndërkohë që ankohej për shkelje të kushtetutës, u bë pjesë e një shkelje të hapur ligjore, që mund ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese. Çfarë ngelet për pretendimet e opozitës pastaj?

Për PD-në

Ende pa një emër për bashkinë e Tiranës, vijon të vuajë atë që ka vuajtur përherë: pretendojnë të gjithë ata që nuk kanë bërë një garë në jetën e tyre, kanë frikë se digjen nga partia ata që mund të marrin vota popullore. A e ka PD një emër përbashkues për Tiranën?

Për kulturën tonë

Jemi shoqëri që ngopemi me show dhe propagandë. Vijojmë kulturën e nënshtrimit ndaj më të fortit. Nuk ka kurrfarë rëndësie individi apo mendimi, nëse partia apo lideri vendos. Nëse ‘njësh-i’ flet, nuk ka rëndësi as e drejta, as e vërteta, as ligjorja. Zoti të ndihmoftë! Përse ndodh gjithmonë kështu me ne?

Për të ardhmen

E zymtë, e pashpresë, e njëllojtë. Dielli shihet që në mëngjes. Ju çfarë mendimi keni?

2 Komente

  1. E
    Engjell

    Kur mos mbetet me shqiptar te ken ikur te gjith keta do ngopen te pa fet te pa skrupull te pa moral te pa kushtetut .Edhe familjen e tyre tua urdherojn ti hedhin ne lum keta e bejn vetem per ate karrige te qelbur Mjer Ne cfar bataku kemi ren

    1. E
      Ergi

      Ne duam te jemi te integruar, me integritet dhe etike, se fare lehte jetojme jashte me rregulla, por nuk le tallavaja e thashethemi, ngritja me frike e personave me problem ego, katraman, te fortet kokebosha qe edhe kur kane para plot nuk dine e nuk shijojn jeten. Duhet te flasim, te reagojme, te kerkojme zgjidhje per traumat - qofte edhe me psikolog e sociolog... po ata rrine fshehur, kane pagesa te larta e keshtu ky "luksi"

      Lini një Përgjigje