TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Shtator 2025, 21:18

Hija e një afere korruptive 120 milionë euro pas tymit të cigares së Mahilës

Shkruar nga Adriatik Doci

Hija e një afere korruptive 120 milionë euro pas tymit të cigares

Pas disa muajsh mjegulla e tymit do fashitet, duke ekspozuar planin për qytetin inteligjent...

Kohë të vështira. Me pi të 'bardhë' dhe me firmos devijimin e parave publike në offshore, të gradojnë, me pi duhan të shkarkojnë!

Gjithsesi cigarja e Andi Mahilës besoj se nuk është shkaku, por pasoja, madje shenjë nervozimi.

Pas tymit të cigares fatale fshihet sëkëlldisja e ministres së re Albana Koçiu për të firmosur letrat e koncensionit të Smart City, i paracaktuar për kompaninë arabe 'Presight AI' që SHBA-ja kërkon të hetohet për shitjen e të dhënave tek qarqet e dyshimta kineze.

Krahas kompromentimit të sigurisë kombëtare, kashillëkut ndaj NATO-s, SHBA dhe BE-së, koncensioni sekret 120 milionë euro, me mundësi rritje deri në 200 milionë euro, mbart hije të zeza korruptive, kapërcime serioze ligjore, favorizime, kërcënime dhe pazare.

Pas disa muajsh mjegulla e tymit do fashitet, duke ekspozuar planin për qytetin inteligjent, i cili duket se nuk do të jetë edhe aq inteligjent sa është menduar dhe kanë besuar!

Lini një Përgjigje