TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Maj 2023, 16:29

Hapja e dyerve të partisë, ideja më komike për kapitenin plak që po mbytet me “Titanikun” e shpuar

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Hapja e dyerve të partisë, ideja më komike për kapitenin

Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestrat kanë mbetur, që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera. Muzikantët e Saliut mund t’i japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marrë një gomone dhe të shpëtojë kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane...

Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita.

Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hapë portat”. A thua se ky i fundit ka çelësat e parajsës dhe njerëzit po presin në radhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë.

Ajo duhet të ulë qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda…..

Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studentëve, intelektualëve, të rinjve dhe qytetarëve por që i largoi të gjithë Berisha.

Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet.

Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë?

Ata janë shqetësuar që Tirana, Durrësi, Shkodra, Kujsesi, Tropoja, Kamza apo Elbasani dhe bastionet që e krijuan dje e kafshuan Berishën.

Po pse teoria e tyre për hapje nuk funksionon:

- Rinia aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,

- Studentët aty ishin dhe i largoi Berisha nga partia,

- Tirona aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,

- Qytetet aty ishin por i fshatarizoi Berisha

- Të burgosurit aty ishin por i zëvendësoi me komunistë,

- Pronarët aty ishin por i shpronësoi Berisha.

- Intelektualët aty ishin por i largoi,

- Diplomatët perëndimorë aty ishin por ju shpalli luftë Berisha.

Të gjithë i largoi Berisha dhe u bë parti:

- E mbyllur dhe izoluar

- Anti-amerikane dhe anti-perëndimore

- Provinciale dhe mediokre

- Jo rinore dhe e vjetëruar

Teoricienët e “hapjes” harrojnë që mijëra studentë, të rinj, qytetarë, intelektualë, nuk u larguan vetë, por u detyruan të distancoheshin nga Berisha dhe politika e tij.

Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelësi i portave të Berishës është komike.

Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelësave dhe dyerve hermetike me kangjella në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin.

Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialëve në oborrin e SHQUP.

Kjo është tezë shumë e konsumuar.

Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij.

Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestrat kanë mbetur, që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera.

Muzikantët e Saliut mund t’i japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marrë një gomone dhe të shpëtojë kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane.

Ajsbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe s’ka marangoz që ja mbyll vrimat të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit.

Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja.

Këshilla që duhet dhënë pasagjerëve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re…..

Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas.

Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.

kreshnik spahiu berisha titaniku

Lini një Përgjigje