Forum25 Maj 2024, 20:07

Kompleksi i Sali Berishës ndaj Altin Dumanit

Shkruar nga Mero Baze

Kompleksi i Sali Berishës ndaj Altin Dumanit

I vetmi gjyq i nivelit të lartë në atë kohë ishte gjyqi ndaj bllokut të Ilir Metës që falë darkës së famshme të Sali Berishës në shtëpi të tij, përfundoi me një vendim gjykate që kaseta nuk ekzistonte...

Në kohën që Berisha nisi betejën për të hequr Dhori Sollakun dhe ndërpreu fare marrëdhëniet me prokurorinë në cilësinë e kryeministrit në vitin 2008, SHBA i propozoi Prokurorit të Përgjithshëm të ngrejë një task forcë antikorrupsion për të pasur një mekanizëm bashkëpunimi me qeverinë kundër korrupsionit, pa e lidhur me emrin e tij. Sollaku e pranoi dhe e la të lirë emërimin. Në krye të Task Forcë u zgjodh Altin Dumani, një prokuror i ri, i cili më parë kishte shërbyer mes të tjerash në Tropojë për dosjet e vrasjeve të periudhës 1997-2000.

Nuk di sa çështje ka hetuar Dumani në atë kohë, po me siguri ka hetuar shumë. Çështjet që qeveria i ka pas referuar prokurorisë antikorrupsion nisnin me roje objektesh dhe përfundonin deri tek ndonjë përgjegjës sektori. Natyrisht që prokurori i ndjek gjithë denoncimet mbi 500 mijë lek të vjetra. Dhe Berisha e ka këtë meritë. Hajdutët e xhepave nuk i lë të vjedhin pa leje. Madje as zyrtarët në pushtet në kohë të tij nuk vidhnin dot pa leje të fëmijëve të tij të cilët ishin të vetit diktues të skemave korruptive të kapjes së shtetit.

I vetmi gjyq i nivelit të lartë në atë kohë ishte gjyqi ndaj bllokut të Ilir Metës që falë darkës së famshme të Sali Berishës në shtëpi të tij, përfundoi me një vendim gjykate që kaseta nuk ekzistonte. Çdo përpjekje e prokurorisë për të hetuar Sali Berishën Ilir Metën apo këdo tjetër nga pushteti shkaktonte luftë ndaj kryeprokurores duke e quajtur atë “një lavire bulevardi

Pra bilanci i Altin Dumanit të Berishës ishte luftë ndaj hajdutëve të xhepit dhe konsolidim i pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lart.

Bilanci i SPAK të Altin Dumanit është i përmbysur vërtet me atë kohë. Tani janë nën hetim ish president ish kryeministra, ministra, zëvendëskryeministra, kryetarë bashkisë dhe qindra zyrtarë të lart.

Kurrë Shqipëria nuk është përballur me ndëshkimin e ligjit si në këtë periudhë. Ndaj Berisha ka të drejt të tërbohet për dy arsye.

E para se ky bilanci i tanishëm është i vetmi bilanc i ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Dhe së dyti, është hera e parë që ky njeri po hetohet, me shpresë të gjykohet dhe dënohet. Kështu dhe tërbimi përligjet.