Mos filozofo, se filozofia nuk është fusha juaj, prandaj mos gabo duke i hedhur benzinë "zjarrit" që është ndezur para kryeministrisë, duke i provokuar me shprehjen që i shkon për shtat autokratit, se investimi në Zvërnec nuk ndërpritet, sikur të protestojnë edhe 500 mijë vetë, që po bëjnë "revolucioninin e flamingove"!
Quaje, si të pëlqen, kritikë, a këshillë. Mos filozofo, se duke mos qenë fusha juaj gaboni në çdo takim, me të tut, gjasme për tu dhēnë kurajo, por shfaqesh shumë i tronditur dhe shikoi me vëmendje, takimet duken si cermoni dhimbjeje, sepse ata që do tu japësh zemër, tronditen më shumë, si kur i mblodhe dhe mua më ftuat në vendin e gabuar për të festuar 35 vjetorin e partisë që dikur e quajte "bordello" dhe dje kur si filozof përdore termin proletariati i algoritmeve sociale.
Mos filozofo, se filozofia nuk është fusha juaj, prandaj mos gabo duke i hedhur benzinë "zjarrit" që është ndezur para kryeministrisë, duke i provokuar me shprehjen që i shkon për shtat autokratit, se investimi në Zvërnec nuk ndërpritet, sikur të protestojnë edhe 500 mijë vetë, që po bëjnë "revolucioninin e flamingove"!
Edi! Mos gabo duke u "caktuar" objektiva "proletarëve të IA", pasi ata, nuk nxiten nga armiqtë e Shqiptarisë, por, po shtohen nga artikulimet e gabuara që provokojnë rrebelim dhe do të tregosh qëndresë si Odisea, kur fytyra pantonamike të tradhëton dhe nuk tregon, se cili/cila, apo cilët/cilat "të mbanë/mbajnë lidhur" sepse, nuk është Shqipëria, apo Partia Socialiste në emër të së cilave flet e gabon, kur artikulon e ironizon "proletarët e algoritmave" që shprehen, "Shqipëria e shqiptarëve, Vdekje e tradhëtarëve", dhe ju pretendoni se Shqipëria, nuk është e shqiptarëve, por e mikut dhe e Zotit.
Mos ngatërro shprehjen "shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit" me Shqipërinë e cila është vetëm e shqiptarisë, por europa e ndau me vendimet e padrejta më 1913, që shqiptaria e Iliriadës të mos e bënte ligjin në Ballkan dhe ju me vendimet tuaja të gabuara të quajtura "reforma" e keni degdisur në Europē e në gjithë botën, por, pa e vrarë shpirtin e shqiptarisë që po grumbullohet para selisë tuaj, në pritje që të bëhesh pjesë e zgjidhjes, jo e një konflikti të pa merituar, për shqiptarët dhe për Partinë Socialiste, që para do kohësh e nominuat "prostitutë" dhe me bindjen se pa ju shuhet, po e paraqitni si ushtrinē e memecēve me kokë poshtë e sytë që shikojnë këpucët e tyre.
Z.Kryeministër. Keni gabuar dhe vazhdoni me kryeneçsi për atë që e quani "investimin strategjik i Zvërnecit", kur pretendoni se është një veprim i drejtë i pronarëve të lidhin kontrata me të huajtë, kur aty ende nuk është zgjidhur pronësia mbi tokën dhe ju "vraponi" në drejtimin e gabuar, kur Ahmet Zogu edhe kur ishte president më 1925, dhe kur ishte mbret më 1928 e shpalli me Statutet Themeltare, se "Të gjithë pa ndryshim shtetësie janë të barasuem përpara ligjës dhe gëzojnë baras të drejtat civile, por mbi tokat ryrale në Shqipni me çdo titull kanë të drejtë pronsije vetēm shtetasit dhe personat moralë Shqiptare. Të huajët kanë vetëm të drejtën e shitjes të tokave ryrale dhe të drejtën e pronēsisë vetëm mbi tokat ryrale të nevojshme për ngrefjen e fabrikave dhe rregullimin e komunikaciont". neni 124.
Zoti kryeministër! Çështë ky zell për tua shitur të huajve tokat me teorinë se do investojnë dhe u jepen jashtë çdo procedure ligjore lejet e ndërtimit, kur shqiptarët ndërtues, cfiliten për të marrë një leje ndërtimi edhe pse paguajnë qimet e kokës.
Nuk mbrohen interesat e shqiptarëve dhe të shqiptarisë me këto politika seleksionuese. Atdhetarët politikanë po rrallohen. Atdhetarët e vërtetë ishin ata që për shqiptarinë harxhonin buxhetin e familjes dhe i mbronin interesat e saj me heroizëm.
Po ju kujtoj se një prej tyre ishte Mehdi Frashëri, i cili kur përfaqësonte Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve i bëri kërkesë kryetarit të komisionit italianit Garoni, që të ndalej shpërngulja e çamēve me forcë nga tokat e tyre dhe Venizellos e ftoi Mehdi Frashërin në shtēpi për drekë ku ishin edhe studentë grek që studjonin në Gjenevë e u tha se "Grequa e humbi Azinë e Vogël me luftë, kurse Epirin e Veriut, Korçën e Gjirokastrën i humbi me politikë".
Më 1926 ministër i Greqisë/ambasador në Shqipëri ishte gjeneral Konduli, shqiptari nga fshati Mandra e President i Greqisë arvanitasi Kondruioti.
Kryeministër ishte arvanitasi tjetër Pangallos gjenerali që qeverisi me triumviratin Pangallos, Gontas e Plastira. Mediu me Presidentin Kondruioti foli shqip dhe si rrëfen, me shumë mundime u arrit që qeveria e Greqisë tu njihte shtetësinë shqiptare 30 pronarēve dhe u diskutua për tre traktete mbi tregëtinë, konventa mbi nacionalitetet dhe u bë një marrëveshje verbale për shpronsimet e pasurive të palujtshme të shqiptarëve në Greqi.
Ata ishin patëriot të shqiptarisë që punuan me shpirt që Shqipëria ta ruante statusin e neutraliteti edhe gjatë Luftës së Dytë Bitërore. Kurse pasi i vendosët iranianët opozitarë në Maminas Ju e shpallët me ngut Iranin organizatë kriminale.
Kryeministër lëre protagonizmin për interesa pushteti. Shqipëria është e vogël, për të pretenduar politikë të madhe.
Kthjellohu dhe bëhu pjesë e zgjidhjes duke hequr dorë nga retorika provokuese.
Ju e dini që këshillat e mia janë të vlefshme. U rikthyet te Nano dhe e pranuat si udhëheqsin liberal, vonë, por më mirë vonë se kurrë.
Reflekto me qëllim që protesta më e qytetëruar në historinë politike të Shqiptarisë, të mos shndërrohet në revolucion.
Lini një Përgjigje