Forum21 Korrik 2023, 17:41

Kutia e Pandorës u hap!

Shkruar nga Igli Cara

Kutia e Pandorës u hap!

Pavarësisht gjetjeve të KLSH se Bashkia e Durrësit nuk ka kryer matjet e sasisë së mbetjeve që dërgon në Tiranë, por mjaftohet me faturat e koncesionarit, asnjë masë nuk është ndërmarrë nga ky institucion, në funksion të zbatimit të ligjit...

Vjedhje e pastër e fondeve publike!

9 milionë euro çdo vit për menaxhimin e mbetjeve në Durrës, duke zënë vendin e parë në buxhet, me 28% të vlerës, megjithëse Durrësi përmendet shkarazi, për të mos thënë fare.

E njëjta skemë vjedhjeje si në inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, por mbetjeve të Durrësit i duhet shtuar edhe transporti.

Pavarësisht gjetjeve të KLSH se Bashkia e Durrësit nuk ka kryer matjet e sasisë së mbetjeve që dërgon në Tiranë, por mjaftohet me faturat e koncesionarit, asnjë masë nuk është ndërmarrë nga ky institucion, në funksion të zbatimit të ligjit.

Përkundrazi, biznesi i madh e di mirë se tarifa e pastrimit është shumëfishuar, ashtu si çdo banor i qytetit që i duhet të paguajë më shumë për këtë shërbim, në të njëjtën kohë që pirgjet me mbetje apo djegia e tyre në periferi vijon me të njëjtin ritëm si tri vite më parë.

Një skenar i ndërtuar me kujdes që nisi me "emergjencën mjedisore", për t'u finalizuar me dërgimin e mbetjeve në "djegësin" imagjinar të Tiranës.

Asgjë e re nga mbetjet në Durrës, sepse hajdutët vjedhin njëlloj!

durresi mbetje