
Tani Berisha shpreson se ai do t'ia prishë dasmën Bashës dhe për këtë është gati të përgjërohet, pasi i duhet si aleat deri në fund të javës që vjen. Për kaq bëhet gjithë ky përgjërim publik i tij ndaj Bardhit...
Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës nda Gazment Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij dhe përgjërohet se është gati të rishikojë gjithçka për një bashkëpunim me të.
Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazment Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD.
Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 29 Korrik, në atë që quhet votimi për kryetarin e PD, ku Lulzim Basha apo shkon drejt rikonfirmimit.
Gazmend Bardhi nuk ka gjë në dorë t’i prishë garën Lulzim Bashës se në fakt nuk është se ka ndonjë garë. Ai po ashtu nuk ka gjë në dorë të forcoj Berishën dhe sikur të strehohet tek Foltorja që sot.
E vetmja gjë për çfarë i duhet Berishës, Gazmend Bardhi këtë javë, është të prishë “festën” e Bashës që po martohet për herë të dytë me PD, këtë radhë pa shkjesë Berishën.
Dhjet vjet më parë, më 22 korrik 2013, ai u bë kryetar i PD me bekimin e Berishës përballë Olldashit, ndërsa dhjet vite më vonë ai po bëhet kryetar i një pjese të PD pa bekimin e Berishës. Dhe i vetmi hall i Berishës është si t’ia prishë këtë festë, e cila i prish atij monopolin e opozitës. Gazmend Bardhi duket i besueshëm kundër Berishës, pasi nuk është vegël e Berishës, sepse e ka sulmuar Berishën më shumë se kushdo tjetër, duke e etiketuar si “Babi i Zenit”. Është po ashtu i besueshëm në betejën kundër Bashës, pasi ishte krahu i tij i djathtë në ndarjen me Berishën.
Tani Berisha shpreson se ai do t'ia prishë dasmën Bashës dhe për këtë është gati të përgjërohet, pasi i duhet si aleat deri në fund të javës që vjen. Për kaq bëhet gjithë ky përgjërim publik i tij ndaj Bardhit.
Për ta kuptuar se sa fals e ka Berisha këtë përgjërim, mjafton ti propozojmë të ik nga kreu i fraksionit të PD që udhëheq dhe të vendos aty Bardhin. Pastaj kemi një luftë reale mes Bardhit dhe Bashës për pushtetin mbi opozitën.
Ky do ishte një test real nëse Berisha kërkon bashkimin e PD apo blerje deputetësh në favor të halleve të tij.
Nëse ai do ta kishte shqetësim opozitën atëherë me gjithë ato lëvdata që ka për Bardhin, ti liroj vendin dhe zgjidhet gjithë kriza e opozitës. Pastaj Bardhi me Bashën e kanë betejën më të thjeshtë dhe mund ta gjejnë gjuhën.
Me të vetmin që askush nuk gjen gjuhën është Berisha, ndaj çdo përpjekje e tij për të joshur deputetë, vetëm sa e rëndon problemin. Zgjidhja është t’i lërë vendin Bardhit dhe pastaj po të dojë dhe ta shajë. Nuk ka problem. Prape mirë i bën. Më mirë se sa ta lavdërojë.