Forum20 Prill 2024, 18:49

Pse Gaz Bardhi nuk u pa në protestë dje dhe deliri i madhështisë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse Gaz Bardhi nuk u pa në protestë dje dhe deliri i

Këtë javë që vjen pres që Gazi t’i tërheqë vërejtje deputetëve të PDIU Idrizit, Mesilës, Nusretit dhe atij që zëvendësoi investitorin strategjik të Vlorës...

Dje nuk i pashë “ liderët” në protestën para Bashkisë, por më thanë se ligjëruan para disa Demokratëve të Belshit nga darka në turin shëtitës bosh si pordha nëpër brekë që nuk i hyn në punë askujt veç “zmadhimit” false që mendojnë se i bëjnë vetës.

Këtë javë që vjen pres që Gazi t’i tërheqë vërejtje deputetëve të PDIU Idrizit, Mesilës, Nusretit dhe atij që zëvendësoj investitorin strategjik të Vlorës.

Mund të marrë masë për Dukën, Mediun, Dulen dhe Dash Shehun për sjellje jo të mirë.

Do të përjashtoj disa ditë deputetët e PSD se Doshit.

Do të përjashtojë nga komisionet hetimore-pordhore të leshit Gjylametin dhe Pastor Gogun se edhe ata nuk po i qëndrojnë pazarit që solli zbythjen e “revolucionit” teatral brenda sallës së seancave.

Me deputetët e Bashës kreu punë javën që shkoi.

Me 3 deputetët e LSI (PL) nuk besoj se do merret se me ata po merret Meta vetë.

Kur je në delir dhe në ajër, të duket se çdo gjë mund të varet e komandohet nga ti, e aq më shume kur ke në krah debila politik që ikin poshtë e lartë si qentë e Pavllovit me bindjen që janë udhëheqësa.