
Ky është stili modern i vegjetimit politik me fytyrë njeriu, ku burrat hanë çfarë dhjesin nga goja vetë. Dhe për çudi, Berishës po i pëlqejnë gjithnjë e më shumë këto "frymorë"! E sidomos, Mul Noka që ka kohë që e ka përqafuar me entuziazëm këtë kategori...
Vetëm këta mund të mendojnë se rrëzojnë Ramën me revolucion... por jo të stilit Haxhi Qamili, jo. Këta e bëjnë me dredhje të bythës dhe belit, sa nga një prehër në tjetrin, vetëm për të ruajtur karrigen e vet.
Sepse, për fat të keq, revolucioni i opozitës shqiptare nuk është më betejë idesh, por manovër për mbijetesë personale.
Është bërë rregull politik në këtë vend që për tre vjet e gjysmë t’i shash të gjithë, të shpallësh armik çdo demokrat që të prish terezinë e bythës... dhe pastaj, në gjashtë muajt e fundit, të dredhësh belin për të hyrë sërish në lojë, të përkëdhelësh të njëjtët njerëz që i ke sharë, vetëm e vetëm për të zënë ndonjë vend nën hijen e karriges së pushtetit.
Ky është stili modern i vegjetimit politik me fytyrë njeriu, ku burrat hanë çfarë dhjesin nga goja vetë. Dhe për çudi, Berishës po i pëlqejnë gjithnjë e më shumë këto "frymorë"! E sidomos, Mul Noka që ka kohë që e ka përqafuar me entuziazëm këtë kategori.
Ehhh, mor Doktor! Askush nuk do ta kishte menduar që një ditë do kishe të njëjtin shije me “Mulin” për të promovuar burra që as vetë s’i durojnë në pasqyrë. Demokratët s’besoj se e kishin parashikuar këtë poshtërim politik.
Ndërkohë, në parlament, këta "heronj të revoltës" i bien me dorë tavolinës me zellin e një revolucionari pa kauzë, ndërsa pas pak muajsh do votojnë sërish për çdo pazar të ndyrë. Jo për votën e qytetarëve, jo për demokracinë, por vetëm për të gjetur ndonjë mënyrë të vegjetojnë në politikë pa asnjë legjitimitet.
Lini një Përgjigje