TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Maj 2025, 13:07

Pse Saliu asnjëherë nuk e pranon humbjen?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Saliu asnjëherë nuk e pranon humbjen?

Kur PD nuk ka politikanë, sigurisht që partia do t'i shërbejë vetëm Saliut.

Pse ende nuk e keni kuptuar se përse Saliu asnjëherë nuk e pranon humbjen?

Sepse në bazë të statutit të Partisë Demokratike, kryetari që humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Dhe prandaj ai thotë gjithmonë se ia vodhën votat, por pa paraqitur asnjë provë për këtë dhe të gjithë krerët që ai ka rreth vetes në organet qendrore të Partisë Demokratike, nuk thonë asnjë fjalë.

Atëherë?

Asgjë: humbësi i humbjes së vijueshme, humbet dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.

Domethënë: humbësi i humbjes së përhershme e pëlqen kaq shumë humbjen, sa me humbje gëzohet për shtypjen e vartësve të tij.

Por kjo kuptohet se është në favor të Ramës dhe Partisë Socialiste, sepse Saliu qëndron bashkë me humbjen si kryetar i Partisë Demokratike dhe flet përpara për vjedhjen ose manipulimin e zgjedhjeve që i ka bërë Partia Socialiste, në një kohë që Saliun të gjitha sondazhet parazgjedhore e paraqesin humbës me kaq deputetë sa ai mori në zgjedhjet e fundit.

Atëherë?

Asgjë.

Kur PD nuk ka politikanë, sigurisht që partia do t'i shërbejë vetëm Saliut.

Po Saliu?

Saliu është nën akuzë penale.

Të shohim ecjen e procesit: do të dënohet Saliu apo jo?

Lini një Përgjigje