TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Gusht 2025, 10:50

Rrethimi i News24 me policë, demonstrim force nga ana e shtetit

Shkruar nga Mentor Kikia

Rrethimi i News24 me policë, demonstrim force nga ana e shtetit

Rrethimi i  një redaksie me forca të shumta policie, si të i shte një vendngjatje kriminale dhe ndalimi i  gazetarëve të futen brenda, është një pamje trishtuese

Një televizion i  vjetër lajmesh, si News24, ndërpreu sot transmetimin dhe redaksia e mjediset e tjera të tij u rrethuan nga policia që në mëngjes herët.

Nuk di nëse ka apo jo një vendim gjykate për të liruar mjediset!

Nuk di nëse ka patur ndonjë urgjencë shteti për të rimarrë një objekt të lëshuar me qira prej 30 vjetësh…

Unë nuk mbështes asnjë media që në emër të të quajturit media, të kerkojë apo pretendojë favore, në dëm të i nteresit publik.

Por një operacion policor, një të shtunë mesgushti në pikë të mëngjesit, më shumë se zbatim i  një vendimi a urdhëri, ngjan si një demonstrim force nga ana e shtetit.

Rrethimi i  një redaksie me forca të shumta policie, si të i shte një vendngjatje kriminale dhe ndalimi i  gazetarëve të futen brenda, është një pamje trishtuese.

Këto ndërhyrje na kujtojnë sulmet e qeverisë së Berishes ndaj Koha Jonë apo Top Channel, në vitet ‘95-‘97 dhe 2005-2010.

 

Lini një Përgjigje