
Në psikologjinë moderne kjo quhet gjendje e një intelekti, i cili nuk ka qytetërim.
Kush e ka drejtuar shoqërinë shqiptare në këta 30 vitet e fundit: e vërteta apo gënjeshtra e kryeministrave që kanë drejtuar e po drejtojnë shoqërinë?
Por...
Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet rresht Partisë Demokratike po i vjedhin votat "si fituesia zgjedhjeve" që ajo na paska qenë në Shqipëri?!
Deri tani ne nuk kemi parë asnjë fakt ose provë të vërtetë se si ka ndodhur ky manipulim zgjedhor në katër humbje rresht të Partisë Demokratike.
Ajo parti paska fituar gjithmonë në këta dhjetë vitet e fundit, por gjithmonë kryetari i tyre thotë se atyre u kanë vjedhur dhe manipuluar rezultatin e votimeve politike. (!)
Por kjo tregon qartë që në Shqipëri ende nuk po kuptohet se gënjeshtra, në lidhje me një fenomen shoqëror, është veprim antikombëtar.
I.
Në lidhje me këtë temë trajtimi, na duhet të theksojmë se: kur i humburi në një garë normale dhe të drejtë; nuk ka intelekt të lartë, jo që gënjen trashë dhe pa fakte, por atë nuk e përkrah thuajse fare edhe opinioni publik.
Në psikologjinë moderne kjo quhet gjendje e një intelekti, i cili nuk ka qytetërim.
Qytetërim don të thotë, para së gjithash, të pranosh realisht gjendjen tënde në një konkurim ku merr pjesë për të fituar, pa qenë nevoja ta gënjesh veten dhe të tjerët, duke thënë se ti ke fituar.
Por kjo nuk është vetëm një gjendje e gënjeshtërt e bërë nga humbësi, sepse shpesh kjo ka lidhje edhe me karakterin e përgjithshëm individual të një shoqërie, karakter ky i cili nuk mund ta pranojë dot me vullnet të lirë humbjen në një garë.
Por ama, nga kjo po kuptohet se psikologjia shoqërore në Shqipëri ende nuk ka dalë nga karakteri mesjetar i feudalizmit si psikologji, për të bërë dallimin midis ligjit, kushtetutës, të vërtetës dhe pasionit për ta fituar pushtetin politik me çdo mjet.
Por ka edhe diçka tjetër, sepse ai që ka humbur zgjedhjet politike, por që pas vetes ka edhe një grup individësh që janë bashkuar me kryetarin për interesa, kuptohet se edhe këtyre, për interesin individual të secilit, iu shërben gënjeshtra e kryetarit dhe prandaj, të gjithë bashkë u thonë përkrahësve: ne kemi fituar, por fituesi na ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.
Por ama e vërteta është se të gjithë këta gënjejnë për interesin e tyre dhe të gjithë bashkë, me këtë psikologji, kalojnë nga humbja në humbje dhe asnjëherë nuk e pranojnë humbjen.
Por pse ndodh kjo gënjeshtër, dhe a ka kjo ndonjë shpjegim psikologjik.:
Na duhet ta theksojme që kjo ndodh sepse kryetari që ka forcën politike të partisë së madhe që konkuron për pushtet, po ta pranojë humbjen, ai duhet të largohet nga pushteti.
Dhe ja, pikërisht këtu fillon gënjeshtra me pretendimin publik se ai ka fituar, por edhe me kërcënimin e tij që askush nga partia e tij të mos thotë të kundërtën, sepse përjashtohet nga partia, por edhe nga privilegjet politike dhe materiale që ai ka. Në këtë situatë ai largohet nga ekipi, dhe duket se këta të përjashtuar humbasin edhe atë pakogjë që mund të "fitojnë" si humbës. Prandaj këta, për të jetuar duhet të theksojnë shpesh e kudo gënjeshtrën e humbësit fitues.
Dhe na duhet ta theksojme gjithashtu se kjo bëhet e ndodh, gjithmonë në funksion të përkrahësve të tyre në opinionin publik.
Por gjithashtu na duhet ta kujtojmë se, kur një e pavërtetë e tillë rrok një pjesë të madhe të shoqërisë e cila e kupton këtë dredhi politike; kjo shoqëri kalon në revolucion.
II.
Atëherë, si një gjykim historik, të gjitha këto që shprehëm, në shumë raste të pushtetit politik absolut, krijohen nga kryetarët e fuqishëm që gënjejnë për zgjedhjet si fitues, dhe pastaj të gjithë përkrahësit e tyre futen te gënjeshtra e zmadhuar dhe bërtasin për kryetarin dhe për veten si viktima, të cilëve me dredhi apo me falsifikim ua paskan "vjedhur" fitoren.
Ja kjo është tabloja e gënjeshtrës së madhe politike edhe të humbësit "fitues", edhe këtu në Shqipëri, prandaj gjendja jonë shoqërore nuk ka dalë ende nga gënjeshtra, sepse po të mos jetë gënjeshtra, parësore në një gjykim politik, kryetarët aktualë do të kishin shkuar me kohë në vendin e tyre te një punë e rëndomtë dhe aq sa për të jetuar.
Atëhere, duke e parë se ne sot në Shqipëri pikërisht në këtë gjendje shoqërore jemi, si përfundim, na duhet të themi se, jo e vërteta, por gënjeshtra është sunduese ende në shoqërinë tonë.
Lini një Përgjigje