TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Mars 2026, 20:08

Të dashur partnerë! Fajin mos e shihni te protestuesit, por te autokrati që ju mbështesni

Shkruar nga Arben Malaj
Të dashur partnerë! Fajin mos e shihni te protestuesit, por te
Rama viziton vilën e ish-diktatorit pas sulmit gjatë protestës

Protestat nuk janë shkaku i krizës politike, por pasojë e një autokracie të konsoliduar ndër vite. Përgjegjësia nuk qëndron te qytetarët në rrugë, por edhe te ndërkombëtarët që, me heshtje apo mbështetje, kanë toleruar përqendrimin e pushtetit...

Kjo gjendje nuk erdhi as pas një dite, as pas një muaji dhe as pas një viti, por edhe nga lehtësimi/favorizimi nga partnerët ndërkombëtarë i një autokracie me "uri neo-diktatoriale".

Ideimi dhe mbështetja e reformës zgjedhore të certifikuar/bekuar edhe nga institucionet e BE-së, që lehtësuan instalimin gradual dhe në rritje të pushteteve të babëzitura.

Publikisht kam qenë dhe jam kundër dhunës partiake ndaj çdo objekti, qoftë privat apo publik.
Kam bërë thirrje të vazhdueshme se opozita duhet të luftojë me mjete demokratike vetëm në Parlament.

Sheshet duhet t’i takojnë popullit që proteston për jetën e përditshme, kundër nepotizmit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Megjithatë, sot jemi në një pikë ku BE-së, Bankës Botërore dhe EBRD-së po u del "tymi" i disa dështimeve të tyre në Shqipëri.

Dashamirësit reciprokë duhet të flasin dhe diskutojnë sinqerisht midis tyre, edhe kur disa të vërteta nuk janë të ëmbla.

1. Pse nuk reagoi menjëherë BE-ja kur filloi kanabizimi i gjithë Shqipërisë? Rama e shiti këtë si një strategji të toleruar edhe nga vetë BE-ja.

Si studiues i ekonomisë, kam deklaruar dhe e rishpreh: nuk njoh asnjë individ, biznes e aq më pak shtet që të jetë pasuruar në mënyrë të qëndrueshme dhe në rritje duke toleruar aktivitetet dhe paratë kriminale.

2. Përse nuk u shqetësua BE-ja kur në vitin 2008 u ndryshua Kushtetuta, duke i shndërruar partitë politike në "SHPK" me pronarë individualë (Berishën dhe Ramën)?

Të dy bashkë vranë demokracinë e brendshme, kriminalizuan partitë e tyre dhe, rrjedhimisht, edhe politikën dhe ekonominë e vendit tonë.

3. Si nuk u shqetësua BE-ja për ndryshimet e shpeshta në Kodin Zgjedhor që thelluan dhe rritën "deficitin demokratik"? Partitë e mëdha përfitojnë një deputet me 10,000 vota, ndërsa çdo parti e "vogël" dhe/ose e re me 60,000 vota merr përsëri vetëm një?

Kjo pabarazi ushqen kriminalizimin, kapjen e shtetit dhe qeverisjet autokratike.

4. Si ka mundësi që BE-ja "mbështeti" një reformë që favorizon vetëm oligarkët dhe "investitorët strategjikë" të përzgjedhur nga KM?

Ja tre shembuj:

-Ulja e tatimit mbi dividentin nga 15% në 8% me fuqi prapavepruese (antikushtetuese).

-Mosformalizimi i lotarive sportive, ku nga një treg potencial prej 900 milionë eurosh, shteti humbet mbi 200 milionë euro të ardhura nga licencat dhe sigurimet.

-Mungesa e transparencës së publikimit të kompanive përfituese nga dy ligjet e mësipërme.

5. Si hesht dhe nuk imponon një zgjedhje BE-ja me një reformë që po rezulton në "drejtësi të mohuar"?

(i) Dosjet stok: Janë rritur nga 16 mijë në 200 mijë (13 herë më shumë).

(ii) Afatet: Koha e gjykimit deri në shkallë të fundit është zgjatur nga 8 vite në mesatarisht 15.1 vite.

6. Si ka mundësi që Banka Botërore dhe EBRD janë kthyer në banka kryesisht tregtare apo "shitëse kredish"?

Ndoshta kjo vjen nga konkurrenca e kredive kineze pa kushte, por bankat e zhvillimit nuk duhet të financojnë pa kritere. Kriteret përfituese nga kreditë e tyre janë "filli i kuq" që i dallon ato nëse janë apo jo institucione zhvillimi.

7. Pse nuk u shqetësuan këto banka kur Rama përjashtoi kompanitë ndërkombëtare nga tenderët për investime disa qindra milionë euro?

Rezultati: cilësi minimale dhe kosto maksimale. Në vitin 2025 rezultojnë të shpërdoruara mbi 1.2 miliardë euro.

Sipas vetë BB-së, kostoja e humbjeve të taksave në infrastrukturë në vende si Shqipëria arrin në 36%, kundrejt 12% në vendet e zhvilluara.

8. Pse hesht BE-ja për aplikimin e PPP-ve, të cilat i quaj "Partneritete Publike-Private-Preferenciale" (4P)?

9. Prokurimet publike dhe kompanitë "fantazma". A e dini se 80% e projekteve strategjike u jepen individëve edhe me zero eksperiencë teknologjike dhe me kapital vetëm deri në 100,000 lekë ose 10,000 euro?

A di BE-ja se 4P-ve të portit të Vlorës rreth 60 milionë euro i janë dhënë një pensionisti pa asnjë garanci teknologjike dhe financiare?

A do të parandalohej, hetohej dhe dënohej kjo praktikë me elemente të qarta korruptive në vendet tuaja?

10. Kalimi i mbështetjes financiare të BE-së si ndihmë e pakushtëzuar buxhetore është në thelb lehtësim për shpërdorimin e parave të taksapaguesve evropianë? Kjo nxit hezitimin për anëtarësimet e reja.

11. Si e financon BE-ja Kolegjin Evropian që po ndërtohet mbi truallin e deklaruar dhe premtuar disa herë publikisht si ndërtesa e re e Korpusit universitar për investitorët?

Në ndërtesën e Kolegjit Evropian do t’u shërbehet 300 deri në 500 studentëve. Në korpusin universitar do t’u shërbehet mbi 70 mijë studentëve.

Këto "qoka personale ndërkombëtare" bëhen për të blerë heshtjen e ndërkombëtarëve për keqqeverisjen e tij autokratike. Ne jemi vend sovran, por që nga viti 1991 ia "vetëdorëzuam", pa të drejtë kthimi pas, partnerëve strategjikë.

Jam mirënjohës i BE-së, por jo "mirënjohës i verbër". Kredidhëniet (jo grantet) e institucioneve ndërkombëtare paguhen deri në qindarkën e fundit nga taksat tona.

Dështimi i shumë projekteve miliardadollarëshe të BE-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare është një "taksim i paaftësisë edhe të tyre" mbi taksapaguesit e varfër.

Këto dështime rëndojnë padrejtësisht mbi kurrizin e një populli që historikisht ka qenë deri në 95% pro SHBA-së dhe BE-së.

Opsioni euro-atlantik për Ballkanin Perëndimor në favor të stabilitetit të rajonit, duke cenuar/përkeqësuar demokracinë dhe mbështetur autokracitë, rezulton qartësisht i dështuar. Ballkani Perëndimor dhe sidomos Shqipëria, edhe pas 35 vitesh, mbetet më i varfëri.

5 Komente

  1. E
    Erinda

    Ke shume te drejte profesor. Ndërkombëtaret mbushin thesin me thasë me Euro dhe krahun me certifikata me apartamente nga Shqipëria. Sikur nuk kemi parë boll seriale ne... aman se nuk jemi rast sporadik i veçuar po pse e mbushin shpirtin dhe ndërgjegjen me kaq shumë traumë, nuk dëgjojnë as ca flet Gabor Maté etj

    1. G
      Gon Tironsi

      Pse nuk thua o Malaj se e gjithë politika shqiptare është produkt i kesaj BE kryesisht franceze qe e ka shkatërruar Shqipërinë qe ne nisje te te ashtuquajturës demokraci. Ja kane hy bastisjes se pronave të shqiptarëve me krim e prestanomi "oligarkesh" nga fshati e nuk po kane te ngopur. Se je edhe nga zona e Vlorës dhe e di mire se Paskali francez e ka mor minierën e Selenicës e po e rrjep. Realitet I hidhur!

      1. V
        VLORA

        Ti Arben Malaj mund te jesh specialist ekonomie ,munf te them se kur spjegon nuk kam pse ta fsheh edhe mua me mbush mendjen. Por ti Arben je shume agresiv, hakmarres , prudent, egoist dhe kur flet vetem se nuk thua qe une jam nga Vlora ,ore degjoni ju te tjeret.... Po te ishe ca me i urrte dhe i qete do haje buke si shoku Ridvan, qingji i urrte pi dy nena. Ti e do shume postin, kapardisjen ,fodullekun , trashjen e zerit, etje i takon asaj lloj shkolle qe e kerkon jo me sens e xhentilese ,por sic thone me ta qifsha.... Kur ishe ne qeveri me Fatos nanon mundoheshit te silleshit si ajo buke e vjeter , si pasues te denje te atyre para 1990, por disave prej tyre , egzaktesisht atyre te fillimit ju shkonte ca ajo lloj kapardisje , por juve cne me lazem... Ju ishit dhe agresiv dhe hajna te medhenj. Qe i ben analize situates se sotme ben shume mire , por duhet ditur se eshte ajo qe eshte sot, pasi tani ka mbaruar per mkencimin tim pothuajse cdo gje, pra ka marre fund. Eshte bere m..i mullar .... vazhdo te flasesh me patos , me inat e tellesem ,por nuk degjon me askush, te gjithe nga pak e keni vdekur tashme gjene. Kaq sa per informacion.

        1. T
          Tirona

          Je zoteri ben, por sic e sheh nuk eshte fare koha e tyre. Flet hapur ne nje vend " puritan ". Atdhedashuria e demokracia duhet te ishin me afer por eshte e pa mundur ne kete " stan" ketu shtetit i ngel hatri po i vure te metat ne pah . Ne fjalorin brilant te shtetit nuk kam degjuar pothuajse fare fjalen demokraci qe ti mesa te kam degjuar e pare e chmon me shume se zanatin .

          1. P
            Pirro

            Si duket ne na e ka fajin BE dhe bota per cdo gje qe ndodh ketu. Po sikur te shikonim nga vetja njehere? Mendesa e autorit te shkrimit eshte per te ardhur keq.

            Lini një Përgjigje