
Pra, vetëm dy muaj para votimit për drejtues të SPAK-ut, Braho, me “bekimin” e Dumanit, siguron votën që i duhet duke punësuar djalin e anëtarit që do ta votojë.
“Të jap – më jep!” Ky është slogani i drejtësisë së vjetër, që, me sa duket, po ringjallet sërish nën petkun e “drejtësisë së re”. Pazar i pastër votash mes anëtarëve të KLP-së për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut!
Dhe kush tjetër, veç Klodian Brahos, mund ta mishëronte më mirë këtë frymë? Ai, si kandidat për kreun e SPAK-ut dhe njeriu i preferuar i Altin Dumanit, “siguron” votën e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda, duke punësuar djalin e tij si oficer të BKH-së pranë SPAK-ut.
Në shkresën zyrtare që mban emrin e Brahos, (shiko foton poshtë) si kryetar i komisionit të punësimit të agjentëve të BKH, së bashku me prokurorët Sotir Kllapi dhe Dorina Bejko, përzgjedhin si fitues Ditmir Hodën, djalin e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda.
Pra, vetëm dy muaj para votimit për drejtues të SPAK-ut, Braho, me “bekimin” e Dumanit, siguron votën që i duhet duke punësuar djalin e anëtarit që do ta votojë.
S’është rastësi, është metodë. Braho thjesht po ndjek shembullin e shefit të tij, Altin Dumanit, i cili vite më parë “rastisisht” punësoi djalin e ish-anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi, dhe jo vetëm.
Por, duke parë këto manovra, ndoshta shefi në ikje i SPAK-ut, Dumani duhet të aktivizojë task-forcën e zgjedhjeve, se po deformohen votat e KLP-së! E pse jo, me këtë rast, mund të aplikojë edhe për disa fonde nga ambasadat, se ai “eksperti i projekteve” që ka aty është njësh për këto punë. Me aktivizimin e task-forces, bëj edhe disa selfie para se të mbarojë mandati, që qytetarët të binden se po ruan votën, ashtu siç “ruajte” edhe në zgjedhjet e fundit.
E kështu i kthen edhe borxhin Brahos, që për ty, nisi hetimet dhe vëzhgimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pa vendim gjykate, natyrisht, në emër të “drejtësisë” dhe të dyshimit!
Kjo është drejtësia që ndërtuan, jo hartuesit e reformës, por përfituesit e saj. Pasi të gjithë ekspertët e reformës, sot janë ulur në karriget drejtuese të institucioneve të reja, bashkë me “kunatin e shokut Xhemal”, për zbukurim institucional.
Dikur thoshit se drejtësinë e kishin kapur fëmijët, bashkëshortet dhe kushërinjtë e gjyqtarëve.
Sot, pas “reformës”, e njëjta gjë vazhdon, vetëm se me konkurs, me delikatesë, dhe siç e do ligji, “në respekt të procedurës”.
Deri në punësimin e radhës, unë këtu jam, në pritje të ndonjë shpalljeje tjetër të ‘fituesve me meritë”!
A duhet të votoj anëtari i KLP-së Hoda??
#
P.S. Ndoshta e ka merituar, pyet roja i një shokut tim.


Klodi ka dhe gjyqtar ne Vlor si Z Eranda Cufo qe me guxim i jep gjyqin Fitore Vjerrit te Kjodian Brahos nje grabitesi nje sekseri nje pengemaresi ne bashkpunim edhe me gruan e Kjodianit .kjo esht drejtesia qe ne presim Esht turp te shkoi ky njeri drejtues iPar