TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Maj 2025, 20:21

Vota për 9 partitë e reja një shuplakë për dyshen Rama-Berisha

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Vota për 9 partitë e reja një shuplakë për dyshen

9 partitë e reja kanë disa avantazhe që nuk i kanë pasur partitë e reja më parë gjatë 35 viteve!

Më pyeti një mik, çfarë të bëjmë të dielën?

Ti ke dy zgjidhje i thash:

- bojkoto zgjedhjet dhe shko në plazh

- qëndro në Tiranë dhe voto partitë e reja

Të dyja janë opsione të mira sepse rezultati në 11 Maj nuk ndryshon pasi gjithë Shqipëria e di kush fiton dhe kush humb por nëse duam të projektojmë ndryshimin politik në 2029 duhen votuar partitë e reja.

Në 11 Maj nuk vendoset kush do qeverisë Shqipërinë, por përcaktohet e ardhmja e opozitës dhe prognoza e zgjedhjeve 2029.

Nëse në 12 Maj do kemi vetëm dy fitues: PS-PD, atëherë Shqipëria futet drejt fatalitetit dhe Edi Rama do jetë njeriu më i interesuar të mbajë Berishën si faktor kundërshtar deri në zgjedhjet pasardhëse.

Shqipëria po përjeton një moment historik dhe 9 partitë e reja kanë disa avantazhe që nuk i kanë pasur partitë e reja më parë gjatë 35 viteve:

- 9 partitë e reja kanë aleat SPAK i cili ka shkatërruar gjithë strukturat kriminale brenda partive të vjetra: PS-PD-LSI.

- 9 partitë e reja kanë aleat mediat dhe rrjetet sociale. Kurrë më parë partitë e reja nuk kanë pasur kaq akses mediatik dhe network nga rrjetet sociale.

- 9 partitë e reja kanë sot votën e diasporës ku 250.000 emigrantë do votojnë dhe nuk kanë pasur mundësi më parë.

Vota për Ramën apo Berishën na mban ku jemi ose na kthen në të shkuarën.

Shqipëria sot ka alternativa të reja përtej listës së servilëve që fut Rama dhe Berisha.

Parlamenti ka nevojë për Erald Kaprin, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, Arlind Qorrin, Agron Shehajn, Elena Kocaqin, Kreshnik Osmanin, Pano Sakon, Ferdinant Dervishin apo Dash Shehin.

E diela po afron dhe shumë nga ne jemi dyshues për politikanët e rinj, por gjithsesi ata duhen vlerësuar për kurajon dhe guximin xhaketave të vjetra.

Padyshim që 9 partitë e reja gabuan që nuk u bashkuan por nëse ju i votoni ato mund të sjellin ndryshimin e vonuar, në të kundërt pas 4 vjetësh do dëgjojmë sërish violinën e Edi gërnetës për bufin e kënetës.

Vota për Berishën e mban Ramën pas 2029 në pushtet, ndërsa vota për 9 alternativat e tjera na jep mundësinë që së bashku të luftojmë 4 vjet për ndryshimin e madh dhe Shqipërinë e re.

Lini një Përgjigje