TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Nëntor 2025, 21:27

“20 mijë euro për ekstradimin”, kush është ish-gardisti që u arrestua nga SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

“20 mijë euro për ekstradimin”, kush është

Me urdhër të SPAK, sot u arrestua një ish-oficer i Gardës së Republikës, ndaj të cilit u ngrit akuza për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Operacioni për arrestimin e ish-gardistit u krye nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Euroneës Albania ka zbuluar detaje të reja nga dosja, që çoi në qeli ish-gardistin me gradën Komisar.

Sipas hetimeve proaktive disa-javore, gardisti Zef Mali, tashmë me masë “arrest në burg” dhe shtetasi K.D., i shpallur në kërkim me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”, kanë premtuar se në këmbim të 20 mijë eurove do të ndikonin tek zyrtarë dhe institucione publike për të përshpejtuar dhe mundësuar ekstradimin e një të dënuari shqiptar nga një vend i Bashkimit Europian.

Pas kallëzimit nga shtetasja, së cilës i ishte premtuar kundrejt 20 mijë eurove ekstradimi i të afërmit të saj, janë zhvilluar hetime proaktive.

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se nuk është kryer asnjë procedurë apo praktikë për personin e dënuar në fjalë.

Lini një Përgjigje