Kronike23 Shkurt 2024, 18:41

3 fëmijët planifikuan vrasjen e babait, e qëlluan me armë brenda banesës; çfarë gjeti policia

Shkruar nga Pamfleti

3 fëmijët planifikuan vrasjen e babait, e qëlluan me armë

Skënder Hita, drejtor i policisë së Durrësit tha në një deklaratë për mediat se krimi i rëndë në familje ku është vrarë Pëllumb Meta nga 3 fëmijët e tij, ka ndodhur brenda banesës së 50-vjeçarit.

“Vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një prej dhomave, më pas trupi është transportuar në kasollen aty afër. Gjatë këtyre veprimeve në banesë është gjetur edhe një predhë me të cilin është kryer krimi.

Janë gjetur pjesë të armëve të tjera zjarri si kallashnikov, është sekuestruar municion luftarak dhe tesha dhe veshje të tjera që janë përdorur gjatë këtij krimi, të cilat do u nënshtrohen analizave laboratorike. Është gjetur arma e zjarrit model 55 në një zonë moçalore.

Shtetasit e përfshirë në ngjarjen e rëndë kanë deklaruar se motiv kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait, që vajza të fejohej me një djalë pa dëshirën e saj”,-tha Skënder Hita, drejtor i DVP Durrës.