Kronike 3 Mars 2024, 10:35

7 vjedhje brenda pak ditësh, 3 të arrestuar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

7 vjedhje brenda pak ditësh, 3 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 perona, pasi dyshohet se vetëm brenda pak ditësh ata kanë kryer afro 7 vjedhje.

Si rezultat i operacionit “Good start” u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës. Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.