TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2025, 19:47

Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, plagoset çifti i bashkëshortëve

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pukë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luf, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një çift bashkëshortësh.

Mjetet e përplasura janë një automjet tip Volkswagen Touran dhe Tayota Yaris, ndërsa të plagosurit ishin pasagjerë te Tayota Yaris.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar segmenti Pukë- Shkodër. Ndërkohë, policia njoftoi se rruga do të jetë e aksesueshme sapo të përfundojnë hetimet për ngjarjen.

 

Lini një Përgjigje