
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet me drejtues një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor të moshës 56-vjeçar.
56-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, teksa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.
"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin, 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin, 56 vjeç.
56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje