
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Mbreshtan-Pashalli, ku një kamionçinë ka humbur kontrrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në përrua.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rezervuari”. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka, 59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë.
Dy prej tyre mësohet se janë transferuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lini një Përgjigje