
Ai dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.
Një person i identifikuar si Naldo Gjini nga Lezha është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit.
Ai dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla alias Edmond Hyka.
Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.
Aktualisht, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Me arrestimin e Naldo Gjini ka shkuar në 8 numri i të shoqëruarve për vrasjen e biznesmenit Hyka.
Hetimet mbi atentatin vijojnë.
Si u vra Mondi Mehalla?
Mbrëmjen e djeshme, 43-vjeçari Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka u vra me armë zjarri brenda në automjetin e tij të parkuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të karburantit të tij.
Sipas të dhënave paraprake, Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që është futur në automjet, ai është qëlluar me armë zjarri duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Dinamika e ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, por mund të rezultojë edhe vrasje për shkak të një konflikti të ndodhur mesjavën e fundit për motive ende të paqarta.
Lini një Përgjigje