
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një 55-vjeçarë është zënë poshtë nga një kamion dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve paraprake, shoferi me inicialet A.T., 39 vjeç nuk e kishte siguruar mirë kamionin e ngarkuar me inerte dhe si rrjedhojë kamioni më pas ka rrëshqitur dhe ka rënë mbi banesën e 55-vjeçarit, I.D.
Mësohet se në momentin e rënies së automjetit 55-vjeçari ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.
Ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
“Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.
Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.