TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2023, 16:27

Tjetër tragjedi shqiptare në Itali/ Nënë e bir vdesin në aksident, dy të tjerë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër tragjedi shqiptare në Itali/ Nënë e bir vdesin
Foto nga aksidenti

Një tjetër tragjedi shqiptare ka ndodhur në Itali. Të premten u vra një 28-vjeçare nga i dashuri i saj, ndërsa sot në mëngjes një 45-vjeçar po shqiptar vrau vajzën dhe një italian. Ndërkohë dy shqiptarë të tjerë raportohet se kanë ndërruar jetë në aksident.

Sipas agjencisë “Ansa”, aksidenti ndodhi në mbikalimin Roverino në Ventimiglia dhe viktimat janë nënë e bir, të moshës 74 dhe 48 vjeç (BH dhe DE). Në aksident u përfshinë 3 automjete dhe pati 4 të plagosur të tjerë.

Vetura Opel Astra në të cilën udhëtonin viktimat, drejtohej nga një shqiptar 28-vjeçar, ndërsa në makinë ndodhej dhe motra e tij. vetë i riu ka marr dëmtime të lehta, ndërsa e motra është shtruar në spital.  

Gjithashtu u plagos një 46-vjeçar maroken, i cili drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili udhëtonte me skuter. Dyshimet janë se shkak i përplasjes është shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina “Opel”. Shoferi ka humbur kontrollin duke goditur bordurën mbrojtës edhe më pas u përplas me automjetin “Mercedes”. Për nxjerrjen e trupave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

 

aksidenti itali

Lini një Përgjigje