Kronike23 Maj 2024, 14:10

Aksident i rëndë në Dardhë, makina del nga rruga dhe bie në kanal; plagosen burrë e grua

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Dardhë, makina del nga rruga dhe bie

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin e Dardhës të Korçës. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip Jeep ka dalë nga rruga dhe si pasojë dy personat që ndodheshin në të, një burrë dhe një grua, kanë mbetur të plagosur.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore dyshohet se është gruaja.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të dëmtuar nga mjeti, duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.