Bëhet me dije se shoferi 36-vjeçar nga Librazhdi, ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte automjetin dhe është arrestuar nga policia.
Një aksident i rëndë ndodhi natën e djeshme në Dhërmi. Drejtuesi i automjetit 36-vjeçari Martin Konici ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në vendngjarje pasagjeri 9-vjeçar Enea Prenga, ndërsa i palgosur ka mbetur 20-vjeçari Enjo Abazaj.
Bëhet me dije se shoferi 36-vjeçar nga Librazhdi, ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte automjetin dhe është arrestuar nga policia.
"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Rrugët shqiptare kanë njohur një bilanc të ngjashëm me kohë lufte: gjashtë persona humbën jetën në 48 orë dhe mbi 18 të tjerë mbetën të plagosur në një seri aksidentesh të rënda.
Ekspertët e sigurisë rrugore e lidhin këtë bilanc me mungesën totale të kontrollit në rrugë. Policia rrugore, që duhet të ishte në kulmin e sezonit turistik në gatishmëri maksimale, duket inekzistente, duke lënë rrugët në mëshirë të fatit. Kaos në trafik, mungesë sinjalistike dhe drejtues mjetesh që qarkullojnë pa asnjë kontroll po shndërrojnë rrugët shqiptare në “zona lufte”.
Lini një Përgjigje