TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 11:59

Aksident i rëndë në Dimal, makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë; arratiset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Dimal, makina përplas 82-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “4 Shtatori” në Dimal, ku një automjet ka përplasur një 82-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.

Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendngjarja.

I moshuari, Sotir Koraqe, është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët konfirmojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave përreth, si dhe dëshmive të qytetarëve, është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe i drejtuesit që shkaktoi aksidentin.

Autori është shoqëruar në komisariat dhe pritet të japë shpjegime të hollësishme në lidhje me ngjarjen. Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Lini një Përgjigje