TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 20:53

Aksident i rëndë në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Has, një i vdekur dhe dy të

Një aksident tragjik është regjistruar sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.

Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur në aksin Krumë-Gjolaj, duke sjellë pasoja fatale për shoferin.

Nga aksidenti dyshohet të jetë i plagosur edhe një i ri, rreth 23 vjeç. Ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje