Kronike24 Korrik 2023, 08:09

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplaset me zetorin; humbin jetën 2 persona dhe plagoset një tjetër

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplaset me zetorin;
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja e rëndë u shënua te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 5:10 minuta.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip Fiat ka goditur nga pas një zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it. Viktimat janë identifikuar si shtetasit Prend Marku 56 vjeç dhe Martin Gjoka 54 vjeç.

Pas goditjes drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

aksident lezhe makina 2 persona