
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësor rreth 62 vjeç, banues në Kotodesh. Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mësohet se 62-vjeçari ishte para shtëpisë së tij kur u aksidentua nga automjeti që drejtohej nga një 27-vjeçar.
Policia ka shoqëruar 27-vjeçarin, drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje