
31-vjeçari i plagosur ditën e sotme në Durrës Mateo Duma nuk ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur.
Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje se si është plagosur, duke thënë se ”nuk e di pasi nuk e mban mend çfarë ka ndodhur”.
Ky lloj qëndrim i tij vlerësohet si i dyshimtë nga policia dhe në këto kushte Duma rrezikon të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.
Ai u paraqit pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Durrësit i plagosur në thembër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lini një Përgjigje