TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 11:51

Aksident në Korçë, plagoset drejtuesi i motorit 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Korçë, plagoset drejtuesi i motorit 

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin "Fan Noli" në afërsi të spitalit të qytetit të Korçës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti, por duket se njëri nga mjetet e përfshira në aksident nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

"Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje