Publikohen pamjet e atentatit në Durrës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja.
Nga pamjet, shihet se autorët e kanë ndjekur nga pas me një makinë të bardhë Dedjan dhe dëgjohet një e shtënë në drejtim të tij.
Në video dëgjohen edhe e shtëna me armë, ndërsa ky moment është regjistruar në orën 22:57 të mbrëmjes së djeshme.
Pas ekzekutimit, 2 persona shihen duhet vrapuar në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Të tmerruar nga ngjarja, njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur: “hajde këtej nga unë”.
Autorët kanë qëlluar me breshëri, ndërsa plumbat kanë thyere dhe xhamat e qendrës shëndetësore që ndodhej aty pranë. Nga të shtënat, Dedja është plagosur, por pavarësisht se është dërguar në spital, nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në afërsi të Gërdecit, ndërsa dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.
Dedja është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut. Kohët e fundit, Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës.
Lini një Përgjigje