TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2023, 09:11

“Bandat kriminale kanë ndryshuar taktikë”, Karamuço tregon si veprojnë “të fortët” në fushatën zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

“Bandat kriminale kanë ndryshuar taktikë”, Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar fushatën zgjedhore për vendoret  e 14 majit. Ai tha mbrëmjen e djeshme se në këto zgjedhje qarku i Elbasanit pritet të jetë qarku më i qetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku pati dhe një viktimë nga përplasjet.

Karamuço u shpreh se bandat kanë ndryshuar taktikë, ku një pjesë është larguar nga vendi, ndërsa të tjerët sipas tij kanë zgjedhur të qëndrojnë në heshtje.

Të gjitha bandat kanë ndryshuar taktikë. Disa prej tyre, ata problematikë që janë në kërkim, janë larguar, janë në disa shtete të tjera. Ata që janë, rrinë në heshtje, rrinë pa zhurmë. Elbasani do jetë një nga zonat më të qeta në Shqipëri. Zonat e tjera, që janë parashikuar si më të nxehta, nuk rezulton se është Elbasani”, tha Karamuço në “Zonë e Lirë”.

ervin karamuço 14 maji

Lini një Përgjigje