Kronike25 Shkurt 2024, 07:53

Aksident në Mal të Zi, shoferi i autobusit të linjës Durrës-Itali humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Mal të Zi, shoferi i autobusit të linjës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ulqin të Malit të Zi ku një autobus i linjës Durrës-Itali ka dalë nga rruga.

Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin.

Siç raportojnë pasagjerët e këtij autobusi, shoferi humbi kontrollin e mjetit, teksa dyshohet për se shkak të përgjumësisë dhe lodhja, bëri që autobusi të devijojë nga rruga.

Raportohet se nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa ka vetëm dëme materiale.